“E lumtur që ekziston në jetën time”, Selvije Jao sjell pamje nga pushimet me Shpat Kasapin

Ata vetëm pak ditë më parë njoftuan se po bëhen prindër.
Bëhet fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvije Jao, të cilët në ditëlindjen e kësaj të fundit bënë të ditur se po bëhen prindër për herë të parë.
Pas angazhimeve të artistit me mbrëmje e ahengje muzikore, çifti duket se kanë nisur pushimet.

Ka qenë Selvija e cila ka ndarë një fotografi krah partnerit, me të cilin shfaqet tejet e lumtur.
“E lumtur që ekziston në jetën time o e gjithë jeta ime”, ka thënë Jao.
Dyshja morën komplimente e reagime të shumta në hapësirën e komenteve nga miqtë e fansat e tyre.
Shpati dhe Selvija përndryshe u martuan në fillim të muajit qershor.
Të njëjtit i dhanë fund beqarisë me fejesë në dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/





















































