E kryer, Roma godet në sulm, afron Leon Baileyn

AS Roma ka arritur një marrëveshje me Aston Villa për transferimin e sulmuesit Leon Bailey, shkruan Fabrizio Romano.
Transferimi vjen si huazim për një tarifë prej 2-3 milionë eurosh, me një opsion blerjeje prej 22 milionë eurosh.
Bailey, i cili ka luajtur 144 ndeshje për Aston Villën, ka zgjedhur Romën si destinacionin e tij të preferuar, duke refuzuar oferta nga Turqia dhe Liga e Arabisë Saudite.
Bailey pritet të kryejë vizitat mjekësore së shpejti, për tu prezantuar si lojtar i Romës pastaj.
Klubi romak po punon që t'i sjellë trajnerit të ri Gian Piero Gasperini sa më shumë futbollist që i përshtaten sistemit të tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































