E konfirmuar: Përfundon partneriteti mes OnePlus dhe McLaren!

Javën e kaluar, u raportua që partneriteti mes OnePlus me McLaren mund të marrë fund, sepse prodhuesi i telefonit nuk është më i listuar si një partner i F12020 në faqen e McLaren.
Tani lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga prodhuesi britanik i automjeteve sportive, duke e bërë të qartë se partneriteti i saj i gjatë me OnePlus tani ka mbaruar.
Megjithëse OnePlus Concept One kurrë bëri një lansim zyrtar, ne pamë modelet e McLaren Edition të OnePlus 7T Pro dhe OnePlus 6T që dolën në shitje me specifika të avancuara dhe modele ekskluzive.
Me konfirmimin e fundit, është e sigurt të thuhet se nuk do të ketë më një variant të OnePlus 8 McLaren këtë vit, ose telefona të ardhshëm të markës McLaren dhe OnePlus.
Nga
Telegrafi
31/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































