Marc-Andre ter Stegen do të largohet në janar nga Barcelona pasi nuk është në planet e klubit.

Portieri gjerman ka humbur rëndësinë që dikur gëzonte në “Camp Nou”, ndërsa dëmtimet e vazhdueshme dhe mungesa e stabilitetit në formë e kanë lënë shpesh jashtë formacionit.


Rikthimi i tij së fundmi në stërvitje nuk ka ndryshuar qasjen e drejtuesve të Barcelonës, të cilët janë të hapur për një shitje në afatin kalimtar dimëror. Situata e tij brenda skuadrës ka bërë që shumë klube të shohin një mundësi të favorshme për të siguruar shërbimet e një portieri me përvojë dhe cilësi të lartë.

Fabrizio Romano ka raportuar se disa klube janë duke e monitoruar nga afër gjendjen e Ter Stegen, i cili pas rikuperimit nga dëmtimi në shpinë, pritet të jetë gati për një hap të ri në karrierë.

telegrafi.com

Romano konfirmon se interesimi për të është real dhe se afati kalimtar i janarit mund të sjellë një lëvizje konkrete. Në këtë situatë ka folur edhe trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, i cili e ka mbështetur një transferim të mundshëm në mënyrë që portieri të rikthejë minutat dhe të sigurojë një vend në skuadrën gjermane për Kupën e Botës së ardhshme.

Ai ka theksuar se afati dimëror është i vështirë për portierë të këtij niveli, por beson se një klub i interesuar do të paraqitet, për sa kohë që kërkon një zgjidhje të re në portë.

Të gjitha palët duket se presin zhvillime të reja gjatë javëve të para të janarit, ndërsa e ardhmja e Marc-André ter Stegen mbetet një nga çështjet më të nxehta të tregut dimëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app