LAJMI I FUNDIT:

E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare – një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë

E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare – një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë

Kur pati një zhurmë në shtëpinë e bardhë në orën 22:53, fqinjët menjëherë thirrën policinë.

Dhe arsyeja ishte se në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate – edhe pse dukej se ishte një martesë e lumtur.

Aty arritën gjashtë makina të policisë.


Brenda në shtëpi, oficerët bëjnë një zbulim të tmerrshëm: Gjejnë dy fëmijë të vdekur (13/11) – të ekzekutuar me të shtëna në kokë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020
Lexo po ashtu Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020

Pak metra më tutje ndodhet Flamur R. (44), babai i djemve – i vrarë.

Arma e dyshuar e vrasjes shumë afër.

Një mjek i urgjencës përpiqet ta rikthejë në jetë atë, por kot.

Gruaja dhe nëna Advije R. (38) është plagosur rëndë dhe gjendet në spital – edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.

Kryeprokurori Christian Braunwarth thotë: “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.

Një burrë dhe dy fëmijë gjenden të vdekur, një grua e plagosur rëndë – detaje të ngjarjes tragjike në një qytet afër Hamburgut në Gjermani
Lexo po ashtu Një burrë dhe dy fëmijë gjenden të vdekur, një grua e plagosur rëndë – detaje të ngjarjes tragjike në një qytet afër Hamburgut në Gjermani

Sipas informacioneve të BILD, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten.

Ndryshe, mediat kishin raportuar se policia gjermane ka gjetur trupat e një burri dhe dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç, në një shtëpi në një qytet afër Hamburgut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori