Policia në Italinë jugore tha të martën se kishte sekuestruar 2,700 kg kokainë shumë të pastër të fshehur në paketimet për banane, të cilat ishin dërguar nga Ekuadori.
Sasia e gjetur në portin kalabrez të Gioia Tauro ka një vlerë më shumë se 800 milionë euro, tha në një deklaratë policia italiane e Guardia di Finanza, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dërgesa kishte ardhur nga Guayaquil në Ekuador dhe destinacioni i saj përfundimtar ishte Armenia, nëpërmjet portit të Detit të Zi të Batumi në Gjeorgji.
Droga u zbulua në kontejnerët 12 metra të gjatë falë skanerëve të specializuar, të ndihmuar nga një qen, shtoi policia.
Policia bëri të ditur se kishte gjetur 600 kg të tjera kokainë në ditët e fundit në kontejnerë frutash nga Ekuadori që po transportoheshin përmes Gioia Tauro.
Sipas tyre, këto dërgesa ishin të destinuara për pjesë të tjera të Italisë, Kroacisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë.
Kalabria është shtëpia e ‘Ndrangheta’, e cila ka zëvendësuar Cosa Nostra-n e Sicilisë si organizata më e fuqishme mafioze e Italisë dhe luan një rol qendror në tregtinë e drogës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre