LAJMI I FUNDIT:

E kapin nga krahët dhe e fusin në veturë, momenti i arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha

E kapin nga krahët dhe e fusin në veturë, momenti i arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha

Euronews Albania ka siguruar videon e momentit të arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në Rinas.

Ai shihet i prangosur teksa kapet prej krahësh nga dy efektivë të cilët e shoqërojnë në makinë.


Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i parave” në lidhje privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Përfitoi 5,4 milionë euro nga privatizimi, zbardhen pasuritë që iu sekuestruan Malltezit
Lexo po ashtu Përfitoi 5,4 milionë euro nga privatizimi, zbardhen pasuritë që iu sekuestruan Malltezit

Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u caktua masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media mbrëmjen e kësaj të shtune i cilësoi masat e sigurisë si sulme politike të organizuara nga maxhoranca për të goditur aksionin opozitar.

Në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani u caktua masa e sigurisë me burg dhe për sipërmarrrësin Fatmir Bekteshi, ndërtuesin e pallateve te ish-kompleksi “Partizani”.