Veshjet janë krijuar duke sjellë shpirtin diellor dhe misterioz të ngjyrave kaltër dhe portokalli, të cilat nxjerrin në pah feminitetin.

Ngjyra e natës dhe ajo e diellit te perëndimit, janë protagonistet e vërtet të tendencave të modës në pranverë/verë 2014.


Ngjyrat sensuale të së kaltrës dhe të portokallisë karakterizojnë veshjet dhe aksesorët, një miks ngjyrash intriguese.

Fantazia e ngjyrave të ngrohta në stilin ‘jungle’ dhe stampat frymëzuar nga pop art, influencojnë pasarelat e Dior, Prada, Prabal Gurung dhe Celine Paris. Një trend shumë cool për sezonin tjetër, madje as Dolce & Gabbana nuk ka ditur t’i rezistoje.

pradda

Për dashamirëset e ngjyrave të zbehta, prerjet e thjeshta dhe të rregullta të Liu Jo, janë shfaqur në një gamë të madhe ngjyrash, nga ato më të theksuara deri tek më delikate.

fgfgfffff

Stampat grafike të thjeshta nga Fausto Puglisi dhe në versionin ‘sporty chic’ nga Tommy Hilfiger, janë dedikuar të pasionuarave pas elegancës më të sofistikuar.

nyfw ss14 tommy hilfiger

Pinko propozon kombinime të bukura për ato qe nuk kanë frikë të guxojnë. Christopher Kane dhe John Galliano nuk ndalen së habituri me shkëlqimin absolut të ngjyrave. /Telegrafi/

Christopher Kane Spring Summer 2014 London Fashion Week 09