E hoqi fanellën dhe filloi festa e 'çmendur', por Ronaldo u dëshpërua nga VAR-i kur e kuptoi se goli i tij u anulua

Cristiano Ronaldo festoi atë që ai mendoi se ishte goli fitues i minutës së fundit duke hequr fanellën e tij – por goli nuk u pranua.
Superylli portugez doli u inkuadrua në fushë nga banka rezervë te Juventusi në hapjen e sezonit kundër Udineses dhe shënoi në shtëpi një krosim të shkëlqyer nga Federico Chiesa në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi Juventusin në epërsi 3-2 dhe menjëherë hoqi fanellën e tij për të festuar.
Por, një kontroll nga VAR-i vlerësoi se Ronaldo ishte në pozitë jashtë loje dhe kështu goli u anulua dhe loja përfundoi 2-2.
Festimi i Ronaldos nuk llogaritej për asgjë, megjithëse kartoni i tij i verdhë qëndronte akoma. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x83njgh

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































