LAJMI I FUNDIT:

“E dua Thiagon pasi është lojtar fantastik, por nuk përshtatet me Liverpoolin” – Ish-lojtari i The Reds vë dyshim mbi transferimin e Alcantaras në Anfield

“E dua Thiagon pasi është lojtar fantastik, por nuk përshtatet me Liverpoolin” – Ish-lojtari i The Reds vë dyshim mbi transferimin e Alcantaras në Anfield
Thiago Alcanatara. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Thiago Alcantara është njëri nga objektivët kryesor të Liverpoolit për afatin kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re.

Kontrata aktuale e Thiagos me Bayernin skadon në verën e vitit 2021 dhe lojtari ka shprehur dëshirë për tu larguar pas shtatë viteve qëndrim në Munich.


Ish-lojtari i Milan, Bayern Munich e Liverpool, Christian Ziege thotë se Thiago Alcantara nuk do të përshtatej me stilin e lojës së Jurgen Klopp.

Thiago . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Më duhet të them se e dua shumë Thiagon, pasi është një lojtar fantastik, por nuk jam i sigurt që përshtatet me Ligën Premier dhe stilin e lojës që aplikon Klopp”, deklaroi Ziege.

48-vjeçari mendon se Thiago do të duhej të qëndronte në Bayern ose të transferohej tek ndonjë klub spanjoll.

“Unë mendoj se Bayerni është një skuadër shumë e mirë për të që i përshtatet shumë mënyra e lojës së tij”.

Christian Ziege. (Photo by Ben Radford/Getty Images)

“Thiago duhet të qëndrojë në Bayern ose të transferohet tek ndonjë skuadër spanjolle. Nuk jam 100 për qind i sigurt se ai do të përshtatej në Liverpool, megjithatë them se është një lojtar fantastik dhe do të dijë të zgjedh në fund drejtë”, deklaroi Ziege.

Alcantara kërkohet me ngulm nga Jurgen Klopp, mirëpo mediat spanjolle nuk kanë përjashtuar mundësinë që reprezentuesi i Spanjës të rikthehet në La Liga te Barcelona.

Bayerni për ta lënë të lirë 29-vjeçarin po synon që të fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori