“E dominuam Gjeorgjinë, mund të shënonim dy apo gola”- kapiteni Ismajli i lumtur për fitoren

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, Ardian Ismajli, bëri një ndeshje fantastike, në fitoren 1-0 që kuqezinjtë si mysafir. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj sfide, ai u shpreh i lumtur për fitoren e arritur. “Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe dy apo tre gola. Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit”.

“Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor. I falënderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim”, ka thënë Ismajli pas ndeshjes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































