Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joesph Daul, në rrjetin social “Twitter” kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë të “shmangin bojkotin” në referendumin e 30 shtatorit.

“Populli i IRJM-së do të ketë mundësi historike të vendos për të ardhmen e Maqedonisë në referendum ditën e diel. Partia Popullore Evropiane gjithmonë e ka përkrahur rrugën e rajonit si dhe qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të shprehin mendimin dhe të shmangin bojkotin”, shkroi Daul./Telegrfi/