LAJMI I FUNDIT:

A e dini se qeni dhe macja juaj janë gjithashtu përgjegjëse për gjumin dhe gërhitjen?

A e dini se qeni dhe macja juaj janë gjithashtu përgjegjëse për gjumin dhe gërhitjen?
gettyimages

Ja çfarë thonë ekspertët…

Duket se kafshët tona shtëpiake nuk janë gjithmonë përgjegjëse vetëm për efektet pozitive te njerëzit.

Shkencëtarët nga Universiteti Memorial Lincoln pohojnë se kafshët tuaja të dashura mund të jenë fajtore për gjumin tuaj të dobët.

Në fakt, një studim i ri zbuloi se pronarët e qenve dhe maceve janë më të prirë ndaj çrregullimeve të gjumit sesa ata që nuk kanë kafshë shtëpiake.

Ndërsa studiuesit kanë pranuar se kafshët shtëpiake ofrojnë “siguri dhe shoqëri” që mund të relaksojë pronarët e tyre, kjo gjë funksionon vetëm kur jemi zgjuar, transmeton Telegrafi.

Macet dhe qentë përkeqësojnë njëkohësisht cilësinë e gjumit të njerëzve në përgjithësi.

“Studimet e mëparshme mbi marrëdhënien midis pronësisë së kafshëve shtëpiake dhe cilësisë së gjumit kanë dhënë rezultate të përziera”, thotë Dr. Lauren Visniski, drejtuese e studimit.

Nga njëra anë, qentë dhe macet mund të jenë të mira për cilësinë e gjumit – të kesh një kafshë shtëpiake ndihmon në uljen e niveleve të ankthit, stresit dhe depresionit. Por, nga ana tjetër, kafshët shtëpiake mund të shqetësojnë gjumin e pronarëve të tyre.

Si një kafshë shtëpiake mund t’ju prishë gjumin?

Qentë

▪ Çrregullime të gjumit
▪ Apnea e gjumit
▪ Një ndjenjë shqetësimi
▪ Mungesa e gjumit
▪ Këmbët “të shqetësuara”.

Macet?

▪ Gërhitja
▪ Probleme me gjumin
▪ Këmbët “të shqetësuara”.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori