LAJMI I FUNDIT:

A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? – exCoins.me

A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? – exCoins.me

Inovacioni dhe përshtatshmëria janë dy koncepte kyçe në botën e shpejtë të kriptovalutave. Në Kosovë, exCoins është duke i përqafuar të dyja këto koncepte, duke sjellë në qendër të vëmendjes një risi të madhe për përdoruesit e kriptovalutave. exCoins është këmbimorja e parë në Ballkan që ofron ATM-të automatik për kriptovaluta (BATM), duke revolucionarizuar mënyrën se si transaksionet me kriptovaluta kryhen në rajon. 

ATM-të e kriptovalutave ofrojnë një alternativë të re dhe inovative për këmbimin e kriptovalutave. Në vend të blerjes dhe shitjes së kriptovalutave përmes një platforme online ose ndërmjetësi, përdoruesit tani mund të kryejnë transaksione në çdo kohë të ditës apo të natës nëpërmjet këtyre pajisjeve. Kjo u mundëson përdoruesve të këmbejnë kriptovalutat e tyre kudo që ata ndodhen, pa pasur nevojë të përballojnë proceset e gjata ose tarifat e larta. 

Klientët e exCoins mund të tërheqin kriptovaluta në ATM në Prishtinë që gjenden aktualisht te Maxi24 & Valoni Petrol. Dhe shumë shpejtë pritet t’i kenë edhe 5 ATM të tjerë në Kosovë.

Ndërsa i gjithë sektori i kriptovalutave është ende në fazat e hershme të zhvillimit në shumicën e vendeve të Ballkanit, exCoins tashmë është duke vendosur veten si lider. Me ofrimin e këtyre ATM-ve, exCoins është duke i dhënë mundësi përdoruesve në Kosovë dhe rajon të përfitojnë nga teknologjia e kriptovalutave më shpejt se shumë vendet e tjera. 

Përveç që ofron një mënyrë të re dhe të thjeshtë për këmbimin e kriptovalutave, exCoins gjithashtu garanton sigurinë dhe privatësinë. BATM janë të pajisur me teknologji të sigurt dhe të avancuar që mbrojnë transaksionet dhe të dhënat e përdoruesve. 

Inovacioni i exCoins shënon një ndryshim ndaj mënyrës së zakonshme të blerjes dhe shitjes së kriptovalutave. Tani, përdoruesit e kriptovalutave në Kosovë dhe më gjerë kanë një mënyrë të re, të sigurt dhe të përshtatshme për të menaxhuar monedhat e tyre digjitale.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: exCoins.me

Instagram: excoins.me

Web: excoins.me

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori