Narcisoidët kurrë nuk marrin përgjegjësinë, madje edhe nëse veprimet e tyre janë të gabuara, madje edhe kriminale në sytë e të tjerëve
Truri i tij mendon, ndien dhe përpunon botën nga perspektiva instrumentale dhe qartë egoiste. Ai fokusohet vetëm në përpunimin e strategjisë se si të fitojë dhe të ushqejë egon e tij.
Shtrohet pyetja, a është ai plotësisht i vetëdijshëm për aftësitë e tij? A e di që sjellja e tij ndikon negativisht te të tjerët?
Ata janë arrogantë, prepotentë, manipulues, ata ushqehen me miratim dhe admirim, ata janë gënjeshtarë dhe snajperë të vërtetë emocionalë. Mirëpo a e dinë narcisët që janë narcistë?
Psikologjia me decenie merret me këtë çrregullim të personalitetit dhe prandaj pa dyshim mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje: personat narcisë kanë një shkallë të lartë vetëbesimi. Dinë saktësisht çfarë janë, por u mungon empatia. Prandaj, edhe pse janë të aftë të vlerësojnë efektin e veprimeve të tyre, nuk mund të kenë dhembshuri me situatën e të tjerëve.
Psikologët dinë që narcistët kanë vetëbesim të tepruar dhe që dinë saktësisht kush janë. Ata gjithashtu shohin ndikimin e sjelljes së tyre, por u mungon dhembshuria.
Nuk është në interesin e tyre të ndryshojnë, transmeton Telegrafi.
Shkenca e njerëzve narcistë
Kur jetoni ose ndani hapësirën sociale me një narcist, pothuajse gjithmonë do të pyesni veten për të njëjtën gjë. A janë njerëzit narcisë të pavetëdijshëm për ndikimin e veprimeve të tyre? Për shkak se sjellja e tyre rrallë ndryshon kur ato shkaktojnë dëm, shumë supozojnë se nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Megjithatë, hulumtimet tregojnë diçka krejt tjetër.
Së pari, duhet të jemi të qartë se çrregullimi i personalitetit narcisist është një spektër. Disa njerëz shfaqin vetëm disa tipare, ndërsa të tjerët shfaqin tipare intensive dhe patologjike. Shkenca na thotë se shumica e këtyre njerëzve e dinë se kush janë dhe e pranojnë sepse nuk shohin ndonjë problem me ta.
Studiuesja Dr. Erika Carlson dhe ekipi i saj në Universitetin e Washingtonit kryen një nga studimet më të thella dhe më bindëse mbi këtë temë.
Ky punim u bazua në tre studime të mëparshme që aplikuan një sërë mjetesh analitike. Gjetjet u botuan në Journal of Personality and Social Psychology. Le t’i hedhim një vështrim më të afërt përfundimeve.
Më pëlqen vetja ashtu siç jam, përfshirë anën time të errët
Përgjigja në pyetjen nëse njerëzit narcistë e dinë vërtet se janë narcisoidë është padyshim po. Megjithatë, hulumtimi i Dr. Erika Carlson zbuloi një pikë tjetër interesante: narcisistët e perceptojnë veten si individë më inteligjentë, tërheqës dhe më kompetent se të gjithë të tjerët. Ata janë të bindur se kanë cilësi shumë pozitive dhe nuk kanë frikë ta pranojnë.
Gjithashtu, ata janë të vetëdijshëm se kanë tipare të karakterit që mund të jenë negative. Ata pranojnë se janë impulsivë dhe arrogantë dhe priren të “mbivlerësojnë” cilësitë e tyre. Narcistët gjithashtu supozojnë se janë dominues dhe manipulues.
Megjithatë, sfida është se ky nuk është problem për këtë profil personaliteti. Këta janë shumë të vetëdijshëm se kush janë, por i shohin këto tipare si një avantazh dhe jo si një disavantazh ose kufizim.
Narcistët nuk duhet të shihen si njerëz të mirë. Ata preferojnë të jenë të suksesshëm dhe të adhuruar.
Njerëzit narcistikë janë të vetëdijshëm për reputacionin e tyre, por ky nuk është problemi i tyre
Narcistët janë të vetëdijshëm se si i perceptojnë të tjerët. Megjithatë, ata fajësojnë të tjerët për reputacionin e tyre dhe kurrë nuk fajësojnë veten. Të tjerët janë ata që nuk e kuptojnë se sa të jashtëzakonshëm janë.
Ata e shohin veten si superiorë dhe të suksesshëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit narcistikë besojnë se kanë të drejtë të shfrytëzojnë të tjerët dhe t’i shohin ata si më të dobët, sepse në sytë e tyre kështu funksionon bota – vetëm të fortët kanë një shans.
Narcistët e justifikojnë sjelljen e tyre me epërsinë e tyre të supozuar. Ata i dinë implikimet, por ky nuk është problemi i tyre.
A e dinë vërtet njerëzit narcistë se janë narcisoidë? Po, por nuk u intereson
Ne e dimë që njerëzit narcistë në fakt e dinë se janë narcistë. Por pse nuk u intereson? Shpjegimi i parë mund të jetë se ata e keqinterpretojnë këtë. Ata supozojnë se ka shumë përparësi për të qenë arrogantë, kontrollues ose egoist.
Por ka një shpjegim tjetër, shumë interesant: teoria e vetë-verifikimit thotë se narcisi rindërton metaperceptimet e tij në atë mënyrë që ai të jetë gjithmonë pozitiv dhe mbron egon e tij.
Kjo e bën atë të justifikojë absolutisht gjithçka. Kur të tjerët mendojnë se nuk janë njerëz të mirë, ata e etiketojnë atë person si xheloz. Ata janë shumë të aftë në paraqitjen e tipareve të tyre të personalitetit në një mënyrë pozitive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje