Futbollistja zvicerane, Alisha Lehmann, prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dukjes fizike, por tani ka treguar aftësitë e saj në futboll gjatë stërvitjeve.

24-vjeçarja ka luajtur për Aston Villan për një kohë të gjatë dhe goli i saj në stërvitje është bërë viral.


Bukuroshja ka shpërndarë video në profilet e saja në rrjetet sociale duke realizuar një gol të bukur me ‘rabona’.

Këtë gol e ka shënuar në një nga seancat stërvitore të Aston Villas dhe është xhiruar nga kamerat.

Ajo është mburrur menjëherë në TikTok dhe në Instagram duke i lënë fansat e saj të mahnitur, të cilët madje e krahasuan me Cristiano Ronaldon.

alisha (Foto: Instagram/alishalehmann7)

Ndryshe, Alisha është sportistja më e popullarizuar zvicerane në Instagram dhe profili i saj ka më shumë ndjekës se tenisti legjendar, Roger Federer, i cili e mbante këtë epitet për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app