U hap në maj të vitit 2021 dhe erdhi si risi në tregun e Kosovës, me produkte bio dhe të shëndetshme. Është ky biznesi “E bukura e dheut”, që mundëson që në sofrat e juaja të keni gjalpin më të shëndetshëm nga kikirikët, bademat e lajthitë.
Ndërmarrësja, Fjolla Zallqi- Lluka, tregon më në detaje produktet që ka sjellë në tregun e Kosovës.
Gjalpi i kikirikut, bademit dhe lajthisë janë produktet që vijnë nga mulliri i “Të bukurës së dheut”, në shtëpitë tuaja si produkte 100 përqind bio dhe të paprekura nga përbërës shtesë.
“Biznesi jonë ‘E bukura e dheut’, operon që një vjet. Ne si biznes kemi fillua si inovacion për qytetin tonë. Produktet që na i përdorim këtu është, gjalpi i kikirikut, bademit dhe lajthisë, që janë diçka e re dhe më ndryshe”, tha ajo.

Fjolla po ashtu tregoi se interesimi i njerëzve për tu ushqyer me produktet e tyre është i madh, pasi sipas saj njerëzit kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.
“Dyqani jonë është i fokusuar në ushqimin bio dhe të shëndetshëm dhe kohët e fundit njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen për rëndësinë e ushqimit. Interesimi i njerëzve ka filluar të rritet sepse po e dinë vlerën dhe rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Të gjitha grupmoshat kanë interesim për tu furnizuar me produktet tona, madje edhe fëmijët 13 vjeçar sepse kemi arrore dhe çajëra. Por, kryesisht janë mosha e mesme”, tha ajo.

Gjalpat e këtij dyqani përveç që janë të shijshëm për lyerjen e bukës me ta, ndihmojnë edhe kur keni aktivitete fizike, shtim apo humbje të peshës.
“Gjalpat kanë përdorim të gjerë edhe në kuzhinë, që përdoren për lyerje të bukës në ‘smothie’ të ndryshëm dhe për njerëzit që kanë aktivitete fizike dhe për shtim peshe apo edhe për dobësim. Unë po ua shpjegoj pak procesin e përgatitjes së gjalpit. Ne e shërbejmë me 200 ose 300 gram kavanozat. I masim dhe i vendosim në mulli dhe ajo që i duhet mullirit është me e bë punën e vetë me i blua. Momentin që vjen klienti, këtu për këtu e bluajmë dhe ia servojmë”, thekson Fjolla.

Gamës së gjerë të produkteve të këtij dyqani i shtohen edhe vajrat e ndryshëm esencial mirëpo e veçanta është se vaji i ullirit këtu është ekstra i virgjër dhe pa shtesa tjera.
“Pasi e patë procesin e përgatitjes së gjalpave, unë po du me ua tregu edhe vajrat që i kemi në dyqan, siç janë vajrat esencial që përdoren për inhalatorë të ndryshëm, ato treten me vajin e kokosit, ullirit e të tjera. Ky është vaji i ullirit ekstra i virgjër që ne e servojmë në këtë mënyrë për klientët tanë”.

“E bukura e dheut”, ka edhe mbi 25 lloje të ndryshme të çajrave organike, ku secili prej tre ka benefite të shumta në shëndet.
“E tani jemi te pjesa e çajrave, në dyqanin tonë kemi afërsisht 25 çajëra. Çajërat janë organik dhe kompanitë ku ne furnizohemi janë kompani të licencuara që eksportojnë edhe jashtë vendit. Si për shembull, sherbela, viraku, bishti i kalit dhe radhiqja dhe shumë lloje të tjera të çajërave”, përfundoi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit