Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo për faktin se komediani u përfol për një ndërhyrje në fytyrë, duke marrë komente të shumta në rrjete sociale.


Shumë nga ndjekësit në Instagram shkruan se ka fryrë buzët, gjë të cilën më pas e shqyrtoi edhe vetë këngëtari.

Screenshot 20 14 Foto: Screenshot/Instagram

"Jam që jam, thash po bëj edhe gjoksin meqë u sigurua që u bëra edhe synet", iu përgjigj ai zërave.

I njëjti këtë kohë u komentua për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Screenshot 21 16 Foto: Screenshot/Instagram

Ata u raportuan prej kohësh se janë ndarë, ndonëse nuk u bë një konfirmim zyrtar.

Dyshja ndajnë së bashku dy fëmijë: Ajkën dhe Amen. /Telegrafi/

Screenshot 22 13 Foto: Screenshot/Instagram