Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka pranuar në formë dhurate dyzet fotografi të zogjve, të realizuara nga autorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Imazhet e zogjve të ndryshëm janë dhuruar nga fotografi Liridon Shala.


“Ai ka dhuruar për universitetin 40 fotografi të mrekullueshme të zogjve, të realizuara nga 40 fotografë të ndryshëm nga 12 shtete të botës”, thuhet në njoftimin e këtij universiteti, raporton Telegrafi.

upz foto zogjte e1745929205376

Këto fotografi kanë qenë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare "Zogjtë Thërrasin" ("Birds Call"), të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që ishte mbajtur në dhjetor të vitit të shkuar në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Ekspozita në fjalë përbëhet nga fotografitë e autorëve nga vende të ndryshme si Kosova, Shqipëria, Italia, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Rumania, Mali i Zi, Greqia, Franca, etj.

Sipas njoftimit ky koleksion i fotografive “”sjellë një pasuri kulturore dhe natyrore për komunitetin universitar”, raporton Telegrafi.

upz zogjte fotografite e1745929244107

“Universiteti falënderon fotografët pjesëmarrës dhe në veçanti Liridon Shalën dhe Valtida Shukriun për këtë iniciativë që kontribuon në promovimin e artit, kulturës dhe mbrojtjes së natyrës në hapësirat akademike”, përfundon njoftimi i Universitetit “Ukshin Hoti”. /Telegrafi/