LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari tregon aftësitë në “gjuajtjet e lira” në futboll – ndoshta do ta kishin zili edhe Messi e Ronaldo

Dyvjeçari tregon aftësitë në “gjuajtjet e lira” në futboll – ndoshta do ta kishin zili edhe Messi e Ronaldo

Një djalë dy-vjeçar është i vendosur të bëhet David Beckham i ardhshëm pasi tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme me top.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë nëna e tij, Daisy Webster, 28 vjeç, nga Micheldever, Hampshire, që ndau një video në shtëpi të Tedit të talentuar duke treguar një goditje të lirë drejt një lavatriçeje, para se të qëllonte cakun dhe të festonte arritjen.


Ndërkohë në pamje tjera, vogëlushi hodhi një goditje nga fundi i një korridori dhe befasisht fut topin në një rrjetë të një mini-koshi të basketbollit në dhomën e gjumit.

Daisy thuhet se ndau një video të aftësive të çmendura të Tedit në grupin në Facebook “The Motherload” në fillim të kësaj jave, ku mori gati 2,000 pëlqime në më pak se 24 orë. /Telegrafi/