Dyshuan se ujërat e vërshimeve sollën një krokodil, por ishte diçka tjetër (Video)

8:"© Seven
Bianca Stone që po raportonte nga një rrugë e përmbytur në Queensland të Australisë, është afruar pranë atij që dukej sikur të jetë një krokodil.
Por, ajo ka kuptuar se bëhet fjalë për një figurë dekorative, që zakonisht vendoset nëpër kopshte, transmeton Telegrafi.
“Për fat të mirë është vetëm dekor, sepse në raste të tilla krokodilët mund të humbin orientimin dhe të dalin nëpër zona urbane”, ka thënë Stone lidhur me rastin.
Megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë zvarranik të jetë parë në qytet, ndërsa uji që ka dalë nga shtrati i lumit, ka nisur të tërhiqet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































