Dyshohet se i vidhen para dhe stoli ari një shtetasi të huaj në shtëpinë e tij në Gjilan, rasti po hetohet

Një person (shtetas i huaj) ka raportuar se gjatë periudhës 20 deri më 30 qershor 2025 i dyshuari në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheq para nga banka.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të martën, në Gjilan.
Tutje thuhet se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje.
Siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë dhe Keqpërdorim i besimit”.
“Viktima mashkull-shtetas i huaj me datë 01.07.2025 ka raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore i dyshuari m/k në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në konsultim e prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/



















































