LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Bashkëjetuesi i Luljeta Prezës, e reja e gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, është vënë në pranga ditën e sotme.

Bëhet e ditur se 24-vjeçari Eridon Patlli është arrestuar pasi një vajzë 15-vjeçare që ishte prezente në momentin kur Preza u sulmua me thikë, ka treguar para autoriteteve se ai e shfrytëzonte 32-vjeçaren për prostitucion.

Kallëzimin, e mitura e cila është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e ka bërë ditën e djeshme.


Kujtojmë se ditën e djeshme janë arrestuar edhe dy autorët e dyshuar të vrasjes së 32-vjeçares.

Dyshohet se vranë me thikë 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, arrestohen dy persona
Lexo po ashtu Dyshohet se vranë me thikë 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, arrestohen dy persona

Sipas policisë, në pranga u vunë A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet, rezulton se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët e dyshuar rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sherri ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me tre vajza të tjera, mes tyre edhe 15-vjeçarja që bëri kallëzimin për bashkëjetuesin e viktimës.

22-vjeçari i arrestuar dhe 45-vjeçari Y. G. kanë goditur me thikë Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori