Dyshohet se “mallkimi” i Yaya Toures ndaj Manchester Cityt ka kaluar në nivel tjetër

Tifozët janë të bindur se “mallkimi i Yaya Toure për Pep Guardiolën” ka hyrë në një fazë të re pasi Manchester City u akuzua për shkelje të shumta të rregullave financiare nga Liga Premier.
Të hënën në mëngjes, sipas një deklarate të elitës së futbollit anglez, pretendohet se City ka shkelur rregullat gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh dhe akuzohet se nuk ka dhënë informacionin e saktë financiar kur bëhet fjalë për të ardhurat e klubit, sponsorizimin dhe kostot operative.
Lajmi bëri që mediat sociale të mbingarkohen, me tifozët rivalë që spekulojnë për pasojat e mundshme nëse City shpallet fajtor.
Dhe shumë bënë shaka për ngjarjet që ishin rezultat i mallkimit të supozuar të vendosur ndaj Guardiolës dhe Cityt.
Agjenti i Toures, Dimitri Seluk, dikur pretendoi në mënyrë kontroverse se një mallkim afrikan po pengonte Guardiolën dhe Cityn në Ligën e Kampionëve në shenjë hakmarrjeje për trajtimin e tij ndaj lojtarit.
“Ai (Guardiola) e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetes, shumë tifozë afrikanë u larguan nga Manchester City”, kishte thënë Seluk vite më parë.
“Dhe jam i sigurt se shumë shamanë afrikanë në të ardhmen nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Kjo do të jetë për Guardiolën një mallkim afrikan. Jeta do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo”, kishte potencuar më tej ai.
City është ende duke pritur për trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, pasi ka humbur një herë në finale dhe është eliminuar në dy gjysmëfinale – së fundmi në rrethana dramatike kundër Real Madridit sezonin e kaluar.
Disa tifozë të Cityt bënë shaka se Toure e kishte hequr mallkimin kur u uroi atyre “fat të mirë” në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, shumë tani po thonë se magjia e Toure është ende duke e rrethuar ekipin e tij të vjetër.
Njëri shkroi: “Yaya Toure duke parë mallkimin afrikan ndaj Man Cityt duke kaluar në fazën tjetër”.
Një tjetër tha: “Mallkimi i Yaya Toure do të ndjekë Pep Guardiolën përgjithmonë”.
I tretë komentoi: “Yaya Toure po e sheh mallkimin e tij mbi Man Cityn duke hyrë në një fazë të re”.
Ndërsa i katërti shtoi: “Kjo është forma përfundimtare e mallkimit të Yaya Toures”.
Ka më shumë se 100 akuza të supozuara kundër kampionëve të Ligës Premier, të cilët kanë lëshuar një deklaratë të tyren dhe “mirëpresin” mundësinë për të mbrojtur veten në një rishikim të organizuar nga një komision i pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania