LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj inxhinierit të pylltarisë në Prizren

Dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj inxhinierit të pylltarisë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj inxhinierit të pylltarisë pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës për medie, i pandehuri I.O., dyshohet se në mënyrë të paautorizuar ka angazhuar një kompani për prerjen dhe krasitjen e druve pa kaluar nëpër procedurën e tenderimit.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari I.O.., me datë 27.01.2022 rreth orës 13:30 në Prizren duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Prizrenit, tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore për vete ose për personin tjetër”, thuhet në komunikatë.


Tutje thuhet se “në rastin konkret personit juridik Sh.P.K ‘’B’’ nga fshati V. – KK Suharekë, në atë mënyrë që duke zbatuar vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit për prerjen dhe krasitjen e drunjëve të cilët gjenden në parkun e qytetit dhe dërgimin e tyre në hapësirat e Agjensionit të Pylltarisë në Prizren, duke tejkaluar kompetencat e veta në mënyrë të paautorizuar së pari angazhon  kompaninë  Sh.P.K ‘B’ për prerjen dhe krasitjen e drunjëve, pa kaluar në procedurë te tenderimit”.

“Në kundërshtim me vendimin e D.SH.P në Prizren që të njëjtat të dërgohen në hapësirat e Agresionit të Pylltarisë në Prizren,  drunjtë e prerë në sasi prej 43,96 m3 i dërgon në hapësirat e zonës industriale në Lubizhdë të cilat janë transportuar përmes firmës e cila ka bërë prerjen dhe krasitjen e drunjtëve duke i mundësuar të njëjtës përfitim pasuror të kundërligjshëm”, thuhet tutje në komunikatë.

Me këto veprime, i pandehuri lartpërmendur ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori