Dyshja që i ka kushtuar Manchester Unitedit 160 milionë euro, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, janë duke i kaluar pushimet në Los Angeles.

Nuk është hera e parë që këtë dy yje i kalojnë pushimet bashkë, pasi që dhe në vitin e shkuar e kishin bërë të njëjtën gjë.


Dyshja kanë postuar në Instagram foto duke stërvitur dhe duke e ruajtur formën.

pog 1

Sulmuesi i Everton, Lukaku, që pritet të prezantohet në ditët në vijim te United, i ka kushtuar klubit 75 milionë funte, ndërsa Pogba sezonin e shkuar kushtoi 89 milionë euro kur erdhi nga Juventusi.

pog 2

Lukaku testet mjekësore do t’i kryejë në SHBA, për të nënshkruar pastaj një kontratë të vlefshme prej 250 mijë funte në javë.

pog 3

Jose Mourinho dhe dyshja e re e United pritet të bëhet bashkë në ndeshjet para sezonale në Kalifornia .

pog 4

Mësohet se Pogba ka qenë faktori kryesor që Lukaku e ka pranuar ofertën e United, e jo atë të Chelseat. /Telegrafi/

telegrafi sport app