LAJMI I FUNDIT:

Dyshja kiliane Sanchez dhe Vidal nuk po largohen – kjo bën që Interi të ketë vështirësi për sjelljen e yjeve

Dyshja kiliane Sanchez dhe Vidal nuk po largohen – kjo bën që Interi të ketë vështirësi për sjelljen e yjeve

Interi po lufton për të larguar nga skuadra dyshen kiliane, Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal për të ulur faturën e pagave, përpara se të sjellin sulmues të ri, Paulo Dybala apo Romelu Lukakun.

Nerazzurrët e kanë bërë të qartë se dyshja e Kilit nuk janë pjesë e planeve të Simone Inzaghit për sezonin e ardhshëm.

Ata janë gjithashtu ndër fituesit më të mëdhenj në klub, por kontratat e tyre janë valide deri në vitin 2023 dhe për t’i larguar duhet pëlqim reciprok.


Vidal mund të largohet më lehtë, por Alexis Sanchez po rezulton të jetë më i ndërlikuar, pasi Calciomercato.com pretendon se ai tashmë ka refuzuar ofertat nga Turqia dhe Japonia.

Refuzimi i tij për të pranuar një transferim do të thotë se Interi mund të përfundojë duke negociuar për një përfundim të kontratës, ku duhet t’i dhurohet një pagesë lamtumire.

Derisa këto çështje të zgjidhen, Interi nuk mund të sjellë as Dybalan si lojtar të lirë dhe as Lukakun në huazim nga Chelsea.

Dyshja e njohur janë dy emrat më të përfolur në afatin kalimtar te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori