Dyshja çeke fitojnë medaljen e artë së bashku, pavarësisht se lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Çekët Katerina Siniakova dhe Tomas Machac fituan medaljen e artë në dyshe të përziera në tenis pasi kaluan një situatë komplekse personale. Ata janë një çift në pistë… por të tillë ishin gjithashtu edhe jashtë saj deri disa javë para Lojërave Olimpike.
Ndarja nuk i pengoi ata të arrinin në finale dhe të mundnin çiftin kinez të formuar nga Zhang Zhizhen dhe Wang Xinyu me rezultat 6-2, 5-7 dhe 10-8.
Në Paris, në qytetin e dashurisë, tashmë po përflitet për një pajtim mes kampionëve olimpikë, të cilët bënë gjeste dashurie edhe në podium.
Dyshja çeke kishin qenë në romancë që nga viti 2020, por gjatë një turneu në Pragës, të mbajtur në fund të korrikut, Siniakova zbuloi se kishte ndërprerë marrëdhënien e saj me Machac.
Ishte e pashmangshme pyetja nëse plani i tyre për të marrë pjesë së bashku në Lojëra Olimpike ishte ende duke vazhduar. “Po, sigurisht. Është çështje private, por sigurisht që do të luajmë bashkë. Ne jemi profesionistë ”, kishte sqaruar ajo.
Këtë gjë e treguan që nga ndeshja hapëse kundër çiftit gjerman Laura Siegmund dhe Alexander Zverev dhe deri në finale.
Siniakova, 28 vjeç, është një nga specialistet më të mira në lojën në dyshe. Ajo kishte fituar medaljen e artë në dyshe për femra në Tokio 2020 së bashku me Barbora Krejcikova. Dyshja kanë shtatë trofe Grand Slam, duke përfshirë katër të mëdhenjtë: Australian Open në 2022 dhe 2023, Roland Garros në 2018 dhe 2021, Wimbledon në 2018 dhe 2022 dhe USA Open në 2022.
Ajo më pas krijoi një çift me Coco Gauff, mbajtësin e flamurit amerikan në Paris, me të cilin pushtoi Roland Garros në të njëjtin vit, dhe me Taylor Townsend , me të cilin përsëriti suksesin në Wimbledon.
Machac, 23 vjeç, nuk ka arritur rezultate aq të mira, por mund të largohet nga Parisi me dy medalje. Ai mund t’i shtojë koleksionit të tij një të bronztë në dyshe për meshkuj këtë të shtunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit