LAJMI I FUNDIT:

DYSHIMI I NËNËS

DYSHIMI I NËNËS
Enes Haliloviq

Nga: Enes Haliloviq
Përktheu: Salajdin Salihu

Nazmija e gjeti një djalë të këndshëm dhe u argëtua pak me të. Dolën ca herë bashkë. U fejuan. Ndërtuan shtëpi. Blenë veturë. Sërish Nazmija shfaqej e pikëlluar para nënës. Mos vallë të rreh? – pyeti nëna. Jo, jo, është shumë i mirë, asnjëherë nuk më ka rrahur – tha Nazmija. Për më shumë se një mot ishte nën kurorë dhe pastaj u gjet e varur, në korridor. Nëna e Nazmijes dyshoi se burri e kishte keqtrajtuar. Menjë-herë e denoncoi. Mbase e ka rrahur ose dhunuar, prandaj ka vendosur të bëjë vetëvrasje – i tha policisë nëna e Nazmijes. Patologu e shikoi trupin e Nazmijes nga koka deri te thembra. Nuk kishte asnjë njollë. Përfundimisht, patologu shikoi edhe atje… ishte e virgjër.