Policia e Kosovës sot rreth orës 12:00 ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


Sipas tij, pas kontrollit të detajuar të hapësirës ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. /Telegrafi/