LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për dy pacientë me coronavirus në QKUK, por ata rezultuan negativë, Kosova e paprekur nga ky virus

Dyshime për dy pacientë me coronavirus në QKUK, por ata rezultuan negativë, Kosova e paprekur nga ky virus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë në ora 20:10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacientë të dyshimtë në Koronavirus COCID-19.

Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.


Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hyrë menjëherë në punë.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë.

Testi ka përfunduar në ora 00:30 të ditës së sotme dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me vi rusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.

Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori