LAJMI I FUNDIT:

Dy zëvendëskryeministra do ta zëvendësojnë Stavreskin

Dy zëvendëskryeministra do ta zëvendësojnë Stavreskin

Dy zëvendëskryeministra do ta zëvendësojnë ish-zëvendëskryeministrin, Zoran Stavreski. Këtë e ka bërë të ditur Alsat-M, përmes burimeve të saj, të cilët thonë se sonte Qeveria e ka miratuar formulën e re për përbërjen e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëvendëskryeministra të ri, sipas këtij burimi do të jenë Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki.


Kjo formulë e re tashmë inicion shumë pyetje, vallë ky është fillimi i një rikonstruktimi të ri të qeverisë ose thjeshtë përforcim i mëtutjeshëm i këtyre dy figurave kyçe të OBRM-PDUKM./Telegrafi/