LAJMI I FUNDIT:

Dy yjet e Barçës reagojnë të shqetësuar për golin që iu anulua Lewandowskit

Dy yjet e Barçës reagojnë të shqetësuar për golin që iu anulua Lewandowskit

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, ka dhënë opinonin e tij për një vendim të diskutueshëm të gjyqtarit ndaj Real Sociedadit, veçanërisht për golin e anuluar të Robert Lewandowskit.

Casado është informuar se ka mundur të jetë ndonjë gabim që përfshiu këmbën e Nayef Aguerd, diçka që bëri që goli i sulmuesit polak të bëhet i pavlefshëm.

Sipas Casados, problemi mund të ketë qenë me të vërtetë nëse këmba e Lewandowskit apo ajo e Aguerd e kaloi vijën.


Nëse del që vendimi ishte i pasaktë, do të thotë se goli ishte i rregullt, diçka që do të ishte një çështje serioze nga liga për t’u adresuar.

“Liga duhet ta rivlerësojë nëse ishte këmba e Lewandowskit apo jo. Do të ishte serioze në rast se ata anuluan një gol që në fakt ishte i rregullt”.

“Nuk e kam parë, por më kanë treguar për këtë. Herët ose vonë, do të dihet nëse ishte pozicion jashtë loje”, ka thënë Casado.

Edhe portieri i Barcelonës, Inaki Pena, dha gjithashtu mendimin e tij për këtë situatë. Ai nënvizoi rëndësinë për të marrë vendime të saktë në momente të tilla, duke përmendur rolin e VAR-it.

“Nëse ka ndonjë gabim të mundshëm tek shënjimi i këmbës së Lewandowskit, një gabim kaq i qartë dhe serioz, liga duhet të reagojë sepse për këtë është VAR-i, për këtë vizatohen vijat dhe nëse ishte një gabim, atëherë le të dëshmohet, të hetohet dhe të veprojnë”, ka thënë Pena./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori