Dy vjet e gjysmë pritje për fitoren e diskutueshme, penalltia në Ligën Premier shkaktoi shumë debat

Pas një pushimi dyvjeçar, Leeds United u rikthye me sukses në Ligën Premier, por goli i fitores 1-0 kundër Evertonit ngriti shumë pluhur në publikun anglez.
Leeds priti dy vjet për t'u futur në Ligën Premier, vendi ku i përket një klub me një reputacion të tillë. Fitorja e fundit që Leeds arriti në nivelin më elitar të futbollit anglez ishte më 4 prill 2023.
Megjithatë, numërimi mbrapsht ka mbaruar. Xhiro e parë e sezonit të ri në ligën më të fortë në botë ishte tashmë e suksesshme, dhe Evertoni u mposht me rezultatin 1-0, që është një tregues i një sezoni të mirë në klubin nga Yorkshire.
Në fillim të sezonit të rikthimit, një penallti ishte e mjaftueshme për Leeds, e cila ngriti shumë pluhur në Angli. Ajo u akordua në minutën e 84-të.
Gjuajtja nga distanca, e cila shkonte në portën e Evertonit, goditi James Tarkowskin në gjoks dhe në pjesën e sipërme të krahut në të njëjtën kohë. Shumë gjyqtarë nuk do ta cilësonin penallti.
Gjyqtari Chris Kavanagh fillimisht as nuk tregoi me gisht nga pika e bardhë, por ai shikoi pamjet e VAR-it pas një thirrjeje nga dhoma e asistentëve dhe më pas akordoi një penallti për Leeds United.
Lojtari gjerman Lukas Nmecha, i cili hyri në lojë vetëm gjashtë minuta më parë, ishte një lojtar i besueshëm dhe arriti të shënoj golin e fitores 1-0.
Sigurisht, vendimi i gjyqtarit Kavanagh shkaktoi protesta të ashpra nga lojtarët, stafi dhe tifozët e Evertonit në rrjetet sociale. Më i zhurmshmi ishte Tarkowski, i cili nuk mund ta pranonte vendimin duke ditur se në cilin vend të trupit të tij ndjeu kontaktin me topin. /Telegrafi/


















































