LAJMI I FUNDIT:

Dy veshje mode brenda një nate nga Megan Fox: Fustan rrjetë transparent dhe kombinim korse të bardhë

Dy veshje mode brenda një nate nga Megan Fox: Fustan rrjetë transparent dhe kombinim korse të bardhë
(Foto: Instagram/meganfox)

Megan Fox ka treguar dy veshje sfiduese të modës duke u shfaqur në dy evenimente të ndryshme në të njëjtën mbrëmje dhe u mburr përmes fotografive në Instagram.

Aktorja u shfaq në festën e revistës GQ, e më pas në festën e markës Jean Paul Gultier dhe për këto raste kishte veshur kombinime fantastike të modës.


Bukuroshja e shoqëroi të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly, në këtë festë dhe u shfaq me një veshje mjaft sfiduese. Ajo kishte veshur një fustan rrjetë të zi transparent, poshtë të cilit i dukeshin të brendshmet.

(Foto: Instagram/meganfox)

Fox kishte sandale të zeza në këmbë dhe flokët e saj ishin të tërhequra në një topuz të çrregullt.

Për festën e Jean Paul Gultier, Megan veshi një fustan që të kujtonte sytjenat ikonë të Madonnas të të njëjtës markë.

(Foto: Instagram/meganfox)

Fustani i bardhë i aktores, i dizajnuar nga Oliviera Rousteing, përmbante një korse pa rripa me plisa pëlhure të mbështjellë që i binin poshtë ijëve, si dhe një të çarë në pjesën e përparme.

Ajo ka mbajtur të njëjtin model flokësh që në evenimentin e parë, ndërsa dukjen e ka kompletuar me taka të bardha.

“Dy ngjarje një natë”, shkroi Megan krahas një sërë fotografish të kombinimeve të tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)