(E plotësuar) Dy persona, një femër dhe një mashkull, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informatë se në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë, një femër dhe një mashkull). Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ajo tha se lidhur me rastin në fjalë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. /Telegrafi/