Dy të vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 brenda 24-orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sipas njoftimit, 8 pacientë janë shëruar nga coronavirusi. Ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 353.
Po ashtu, MSH njofton se në Kosovë janë edhe 172 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 172. /Telegrafi/
















































