Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara dhune në familje të ndodhura gjatë ditës së diel.

Në orët e para të mëngjesit, një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre tjetër. Rasti është proceduar në gjendje të rregullt, sipas vendimit të prokurorit të shtetit.


Ndërkohë, në orët e pasdites, një burrë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht disa anëtarë të familjes. Nuk është raportuar për persona të lënduar, por i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Policia po vazhdon me trajtimin e të dy rasteve në bashkëpunim me organet kompetente të drejtësisë./Telegrafi/