LAJMI I FUNDIT:

Dy studentë italianë përdhunojnë një vajzë të dehur në Londër – mjeku tha se të tilla lëndime nuk kishte parë në gjithë karrierën e tij

Dy studentë italianë përdhunojnë një vajzë të dehur në Londër – mjeku tha se të tilla lëndime nuk kishte parë në gjithë karrierën e tij

Disa pamje të kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur dy studentë të pasur italianë përshëndetin njëri-tjetrin, pasi kishin përdhunuar një vajzë në dhomën e mirëmbajtjes së një klubi nate në Londër.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, vetëm gjashtë minuta pasi vajza 25-vjeçare u takua me Ferdinando Orlando, 25 vjeç dhe Lorenzo Costanzo, 26 vjeç, në Toy Room Club nën Palladiumin e Londrës, ata po bënin seks në dhomën anësore pranë tualeteve.

Orlando aktualisht po studion një diplomë pasuniversitare në të drejtën ndërkombëtare dhe Costanzo po merr një diplomë master në biznes dhe menaxhim.


Lorenzo Costanzo (majtas) dhe Ferdinando Orlando (djathtas) tani janë dënuar për përdhunim

Dyshja u dënuan unanimisht për dy akuza për përdhunim, pasi një juri dëgjoi se gruaja ishte shumë e dehur për të pranuar seksin.

Ndërsa Gjykatësi Giles Curtis-Raleigh paralajmëroi palën: ‘Akuzat e këtij lloji tërheqin një dënim të konsiderueshëm me burgim’.

Policia ka publikuar pamjet e dhomës së mirëmbajtjes, ku ndodhi përdhunimi

Viktima thuhet se pësoi lëndime të rënda gjatë sulmit dhe i duheshin 230 ml gjak.

Gjykata dëgjoi se gruaja ishte shumë e dehur për t’u pajtuar dhe u plagos rëndë në incident

Një mjek raportoi se ai kurrë nuk kishte parë një lëndim të tillë, në rreth 2,000 ekzaminime të ngjashme, gjatë karrierës së tij.

Të dy studentët u përfaqësuan nga një ekip i shtrenjtë i mbrojtjes i cili supozohet se mund të ishte financuar nga një anëtar i pasur i familjes në Itali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori