LAJMI I FUNDIT:

Dy rrugë në Ferizaj do të mbyllen për qarkullim nesër dhe pasnesër – shkak asfaltimi i tyre

Dy rrugë në Ferizaj do të mbyllen për qarkullim nesër dhe pasnesër – shkak asfaltimi i tyre

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” në Ferizaj, do të mbyllen përkohësisht për qarkullim.

MI ka bërë të ditur se kjo mbyllje do të ndodh për shkak të punimeve, përkatësisht asfaltimit të tyre.


“Ju njoftojmë se me datat 11 dhe 12 tetor 2023 ( E mërkurë dhe e enjte), rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te parku i Lirisë në Ferizaj, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të komunikacionit për arsye të zhvillimit të punimeve-faza e tretë, përkatësisht asfaltimi i tyre: asfaltimi i shtresës së tretë të rreth rrotullimit dhe shiritave me katër korsi”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja dy ditore e qarkullimit të automjeteve, do të bëhet duke filluar nga ora 8.00 deri në orën 17.00.

“Kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve, dhe i ftojmë që të qarkullojnë përmes rrugëve tjera të qytetit të Ferizajt”, ka njoftuar ministria. /Telegrafi/