Dy raste vjedhjesh në objekte fetare - grabiten para dhe pajisje nga xhamitë në Fushë Kosovë e Ferizaj

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur më 01 nëntor 2025 në Fushë Kosovë dhe Ferizaj, ku objekt shënjestre kanë qenë xhamitë lokale.
Në rastin e parë, në Fushë Kosovë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes një dritareje në zyrat e një objekti fetar, prej nga kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.
Në rastin e dytë, në Ferizaj, është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në xhaminë e madhe të qytetit, prej nga kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit.
Në të dy rastet, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































