Dy raste të dhunës në Prishtinë, burri sulmon gruan dhe djali me probleme psikike sulmon nënën
Dy raste të dhunës familjare kanë ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës njëri rast ka ndodhur më datë 12.09.2019 në orën 12:30 ku është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Shqiptare.
Sipas raportit policor viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Lagjen "Ulpianë", Prishtinë më datë 12.09.2019, në orën 20:00, ku viktima femër K/shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i cili vuan nga një sëmundje psikike.
Policia thekson se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





























