LAJMI I FUNDIT:

Dy policë në Irlandën e Veriut fotografuan trupa të pajetë dhe i shpërndanë fotografitë

Dy policë në Irlandën e Veriut fotografuan trupa të pajetë dhe i shpërndanë fotografitë

Dy oficerë policie në Irlandën e Veriut do të ndiqen penalisht për gjoja shpërndarjen e imazheve të trupave të pajetë, duke përfshirë një të një personi që i mori jetën.

Prokurorët thonë se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar policin aktiv dhe ish-policin të Irlandës së Veriut për sjellje të pahijshme, transmeton Telegrafi.

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se hetimi është zhvilluar nga Avokati i Popullit. Njëri prej efektivëve tashmë është shkarkuar nga policia, ndërsa tjetri është pezulluar nga detyra.


Hetimi, i quajtur Operacioni Warwick, shqyrtoi një seri incidentesh, duke përfshirë shpërndarjen e supozuar të imazheve të marra në skenën e vdekjeve të papritura, raporton Guardian.

“Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka informuar katër familje të lidhura me një ose të dyja hetimet”, tha zëdhënësi Martin Hardy, ndihmës kryeprokurori, i cili shtoi se do të vazhdojë të punojë me familjet e përfshira.

Programi Spotlight i BBC-së në Irlandën e Veriut, ishte i pari që zbuloi rastin. Familjarët e një burri që i mori jetën në vitin 2017, shprehën shqetësimin për sjelljen e punonjësve të policisë në vendngjarje.

Në një rast të veçantë në Angli, dy oficerë policie u burgosën në vitin 2021 për filmimin dhe shpërndarjen e imazheve të dy viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori