Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik, nën dyshimin se po përgatisnin substancë narkotike për shitje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është bërë në rrugën “Ylli” rreth orës 17:45.


Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 68 qese të mbushura me substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale prej 31.14 gramësh, si dhe 295 euro para të gatshme.

Të dyshuarit, shtetas kosovarë, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet për rastin po vazhdojnë./Telegrafi/