Dy persona arrestohen në Ferizaj për posedim të narkotikëve, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit, në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë zbuluar edhe 37 paketime të tjera me të njëjtën substancë, me peshë totale prej 25.9 gramësh.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një telefon celular, një motor skuter, para të gatshme si dhe 57 qese plastike që dyshohet se përdoreshin për paketimin e narkotikëve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/





















































