Dy përfaqësues nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare të matematikës.
Përmes një njoftimi nga Shoqata e Matematikantëve të Gjilanit bëjnë të ditur se përfaqësuesit janë , Besnik Haziri dhe Vesa Xhymshiti.
“Besnik Haziri, nxënës i klasës së XI-të, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO). Vesa Xhymshiti, nxënëse e klasës së VII-të, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Europiane të Matematikës për Vajza (EGMO)”, thuhet në njoftim.
Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit thekson se investimi në këta nxënës është interes shtetëror dhe bëjnë thirrje publike që këta nxënës të përkrahen në forma të ndryshme, si nga shteti po ashtu edhe nga shoqëria në përgjithësi./Telegrafi/







































