LAJMI I FUNDIT:

“Dy miliardë euro do të nevojiten për zhvillim të infrastrukturës rrugore deri në vitin 2030 në Maqedoni”

“Dy miliardë euro do të nevojiten për zhvillim të infrastrukturës rrugore deri në vitin 2030 në Maqedoni”

“Rrugët janë shumë të rëndësishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në tregun rajonal dhe evropian. Nuk bëhet fjalë vetëm për çmim, por edhe për cilësi. Të gjithë tanin kemi zbuluar se ndonjëherë është shumë shtrenjtë të jesh i varfër”, tha sot ambasadori francez, Christian Thimonier para kompanive ndërtimore nga Maqedonia e Veriut dhe Franca në prezantimin që u mbajt në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore.

Sipas Thimonier, duhet të insistohet në cilësi, pasi njerëzve duhet t’u jepen rrugë çfarë meritojnë.


“Është e vërtetë se kompanitë franceze në fillim në shikim të parë janë me të shtrenjta se të tjerat, por në fund nuk keni nevojë për ripërpunim në një kohë të caktuar. Kjo ekonomikisht ndoshta nuk u përgjigjet disave, por është në favor të shtetit”, tha Thimonier.

Në këtë moment, në vend po rehabilitohen mbi 400 kilometra autostrada dhe rrugë rajonale dhe magjistrale. Punohet edhe në ura të reja, në 12 rikonstruksione të urave të vjetra të cilat nuk janë rehabilituar me vite. Vlerësimet janë se deri në vitin 2030 në vend duhet të investohen të paktën dy miliardë euro për zhvillim të infrastrukturës rrugore.

Kjo ngjarje është e përkrahur nga Ambasada Franceze dhe Drejtoria e përgjithshme franceze për financa në bashkëpunim me Ndërmarrje publike për rrugë shtetërore, si pjesë të strategjisë së re franceze për Ballkanin Perëndimor, të publikuar nga presidenti francez Emanuel Macron në Samitin joformal në Berlin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori