Dy linja të reja drejt Italisë nga Aeroporti i Shkupit nga muaji korrik

Aeroporti i Shkupit Aeroporti i Shkupit
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i menaxhuar nga TAV Maqedoni, po zgjeron rrjetin e tij të destinacioneve me dy linja të reja ajrore drejt Italisë, në bashkëpunim me Wizz Air. Linja ajrore Shkup – Palermo nis më 15 korrik, ndërsa Shkup – Alghero nis më 18 korrik.
- Shkup – Palermo (Sicili): do të operojë tre herë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten, me çmime të disponueshme nga 29,99 €.
- Shkup – Alghero (Sardinie): do të ketë fluturime dy herë në javë – të martën dhe të shtunën, me çmime nga 39,99 €.
Fluturimet janë planifikuar si linja sezonale dhe do të ofrohen deri më 11 dhe 12 shtator, duke i dhënë udhëtarëve nga Maqedonia më shumë mundësi për pushime, “city break” dhe lidhje direkte me destinacione të njohura evropiane
Nga
Telegrafi
17/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































