Analisti austriak Gunther Fehlinger, duke folur në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan, theksoi se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Analisti austriak bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijve.
“Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiqit është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjën, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska. Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, tha Fehlinger për Euronews Albania.
Ai tha se për Serbinë skenari më i mirë është të shkëputet nga Rusia.
“Nuk duhet që Serbia të kthehet në Bjellorusinë e re. Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi Lukashenko i humbi zgjedhjet dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Serbia sot është Bjellorusia e Ballkanit dhe prova më e mirë për këtë është kur presidenti kritikon popullin e tij një ditë pas zgjedhjeve. Serbia armatoset he është nën ndikimin politik rus dhe ka qenë e tillë që në vitin 2003 me vrasjen kryeministrit Zoran Gjingjiqit”.
Analisti austriak tha se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve, kanë marrëdhënie tregtare me Rusinë dhe kanë një qendër në Nish që konsiderohet qendër humanitare, por në fakt është një bazë ushtarake.
“Është një lidhje shumë e rrezikshme dhe një moment problematik, ndaj të gjithë duhet të jenë gati dhe kjo vlen për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, tha analisti.
Fehlinger theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë të vështira për Ballkanin, ndaj apeloi që SHBA të shtojë trupat dhe t’i tregojë vendin Serbisë nëse do të bëjë përpjekje për të marrë territore.
“Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Rusia do që të ketë Serbinë gjithmonë në anën e saj, deri tani ka qenë e suksesshme, por dhe vetë Rusia është në prag të kolapsit ekonomik dhe gjëja e fundit që i duhen, janë sanksionet nga Serbia. Prania ruse dhe bashkëpunimi që po i ofron Serbia përbën rrezikun më të madh në Ballkan. Serbia kërkon ta kthejë Kosovën në një lloj Donbasi, ndaj duhet një prani më e madhe e trupave të SHBA në Ballkan për t’i treguar Serbisë se çdo përpjekje për të marrë territore do të marrë përgjigjen e merituar, kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes”, tha analisti austriak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës