Është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1 pjesa e parë ndërmjet Arsenalit dhe Chelseas.

Derbi londinez ishte tepër i zjarrtë nga fillimi, ku të dy skuadrat kishin disa raste shënimi.


Ishte Willian Saliba që zhbllokoi rezultatin për të shënuar me kokë pas një asistimi të mbrojtësit tjetër, Gabriel (21’).

Arsenali lehtë mund të dyfishonte epërsinë por Viktor Gyokeres dhe Jurrien Timber dështuan nga afërsia.

Kur askush s’e priste, Piero Hincapie shënoi një autogol në përpjekje për ta devijuar harkimin e Reece James (45+2’).

Kësisoj, mbetet të shihet nëse ndonjëra nga skuadrat do të arrijë t’i fitojë pikët e plota pas pjesës së dytë./Telegrafi/

telegrafi sport app